Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar edhe në nenet 75 e vijues të KDE,
VENDOSI:
1. Pranimin e kërkesës së KF Tirana për konvertimin e pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Gledi Mici në bazë të nenit 75 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës.
Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.
















