Vendimi nr. 2 i Komisionit të Apelit në FSHF, datë 27.02.2026 - FSHF

Vendimi nr. 2 i Komisionit të Apelit në FSHF, datë 27.02.2026

Komisioni i Apelit pasi mori në shqyrtim ankimin e zyrtarit të AF Elbasani, z. Maringlen Çoku,

Vëren se:

Me vendimin nr.27, pika 5 datë 13.02.2026 ka vendosur të marrë ndaj zyrtarit të AF Elbasani, z. Maringlen Çoku, masat disiplinore si më poshtë vijon:

 

Zyrtari i AF Elbasani, Maringlen Çoku, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) muaj pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organituara nga FSHF.

Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.

 

Më datë 15.02.2026 zyrtari i AF Elbasani, z. Maringlen Çoku ka paraqitur ankim me objekt:

 

  1. Pranimin e ankimit si të paraqitur brenda afatit.
  2. Shfuqizimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës datë 13.02.2026, pika 5, si të pambështetur në prova për “sjellje të dhunshme” dhe “kërcënime” në kuptimin e neneve 14/1/h dhe 14/1/k.
  3. Në alternativë, nëse Komisioni i Apelit çmon se ka pasur shkelje disiplinore vetëm në planin verbal, të bëjë:

Rikualifikimin juridik të sjelljes (nëse konstatohet) si sjellje josportive ndaj një zyrtari të ndeshjes sipas nenit 14/1/j ose sjellje ofenduese sipas nenit 13/2), dhe

Heqjen e masës ose uljen e saj në një pezullim për një numër të caktuar ndeshjesh në minimumin e arsyeshëm, duke rishikuar gjithashtu masën shoqëruese të nenit 6/2/c.

 

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS

 

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,

 

VENDOSI:

 

  1. Ndryshimin pjesërisht te vendimit.
  2. Dënimin e zyrtarit të AF Elbasani, Z. Maringlen Çoku, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE me 10 ndeshje pezullim nga veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
  3. Në zbatim të nenit 6/2/b të KDE, Maringlen Çoku i ndalohet hyrja në dhomat e zhveshjes.
  4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

 

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS


Duke kontrolluar karten...