Vendimi Nr. 2, Datë 26.01.2024 - FSHF

Vendimi Nr. 2, Datë 26.01.2024

VENDIM

Nr. 2, Datë 26.01.2024

 

“Për Verifikimin e Numrit të Delegatëve për Futbollin Profesionist, Shoqatat Rajonale dhe Shoqatat e Profesioneve të lidhura me Futbollin në Asamblenë e Përgjithshme të Zakonshme të FSHF”

 

KOMISIONI I VERIFIKIMIT

I Përbërë nga

 

Rozeta Shira

Ervin Sherifaj

Krenar Bardhi

 

Pasi morri parasysh nevojën kryerjes se verifikimeve për përcaktimin e numrit të delegateve në kuadër te organizimit të Asamblesë së Përgjithshme të FSHF e cila duhet të mbahet brenda gjashtë mujorit të parë të Vitit 2024, duke u  bazuar edhe në nenet 28 dhe 92/3 të Statutit të FSHF,

 

VEREN:

 

  1. Juridiksioni

Komisioni i verifikimit, ne baze te parashikimeve te Nenit 64 te statutit te FSHF është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit të votimit ne përputhje me Rregulloren e Asamblesë se FSHF-se dhe kryerjen e kontrolleve te integritetit. Përbërja dhe funksionimi i Komisionit te Verifikimit rregullohen nga Rregullorja e Asamblesë se Përgjithshme te FSHF.

 

Asambleja e Përgjithshme e FSHF me vendimin Nr.4 date 12.05.2023 me 48 vota pro,  0 vota kundra dhe 0 votë abstenim ka vendosur të miratojë përbërjen e Komisionit të Verifikimit të Asamblesë  me përbërje si vijon:

  1. Rozeta Shira
  2. Ervin Sherifaj
  3. Krenar Bardhi

 

Komisioni relaton se është zgjedhur ne baze te parashikimeve te statutit te mëparshëm te FSHF. Ne baze te Dispozitave përfundimtare te statutit ne fuqi, ne nenin 92 është parashikuar se “Me hyrjen në fuqi të këtij statuti, anëtarët e komisioneve të cilët janë aktualisht në detyrë, do të vijojnë mandatin e tyre deri në përfundim të afatit përkatës. Konform parashikimeve të Statutit, Komisioni i Verifikimit brenda mandatit te tij, u mblodh për të shqyrtuar çështjet që lidhen me mbarëvajtjen dhe organizimin e Asamblesë së Përgjithshme të Zakonshme të FSHF.

 

Në bazë të Nenit 92 të Statutit te FSHF-se, “Me hyrjen në fuqi te këtij statuti, anëtarët e komisioneve të përcaktuara në nenet 62 deri 69 të këtij statuti, të cilët janë aktualisht në detyrë do të vijojnë mandatin e tyre deri në përfundim të afatit përkatës.” për këtë arsye anëtarët e komisionit te verifikimit do të ushtrojnë funksionin e tyre deri ne zgjedhjen e anëtarëve te rinj.

 

  1. Përcaktimi i Numrit te Delegateve te Klubeve Profesioniste.

Duke qene se Asambleja e Përgjithshme e parashikuar për t`u mbajtur ne 6 mujorin e parë të vitit 2024,   Komisioni i Verifikimit ne baze ta Nenit 13 e vijues çmon të arsyeshme përcaktim në radhë të parë të listës së anëtareve të FSHF-se me anëtarësi të drejtpërdrejte të cilët duhet të jenë, klubet pjesëmarrëse ne Kampionatin Kombëtar te Kategorisë Superiore, Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë, Shoqatat Rajonale dhe Shoqatat e Profesioneve të lidhura me futbollin.

 

Ne cilësinë e anëtarit te drejtpërdrejtë, statuti parashikon se janë te tilla Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë; Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës; Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër; Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan; Shoqata Rajonale e Futbollit Fier; Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë; Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër; Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë; Shoqata Shqiptare e Mjekësisë Sportive, Shoqata Bashkimi i Arbitrave Shqiptar të Futbollit dhe Shoqata Kombëtare e Trajnerëve të Futbollit Shqiptar.

 

Lidhur me klubet pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Pare, për sezonin 2023/2024 konstatohet se ato janë si vijon: KF Bylis, KF Egnatia, FK Apolonia, FK Tomori 1923, FC Besa, KF Dinamo, FK Kukesi, KF Vora, AF Elbasani, KF Burreli, KF Erzeni, KF Laci, KF Lushnja 1930, KF Teuta Durres, KF Tirana, KF Vllaznia, KS Kastrioti, KF Skenderbeu, FK Partizani, KF Luzi Vogel 2008, SH.F Korabi, Flamurtari F.C.

 

Te gjithë anëtarët e mësipërm, duhet te përfaqësohen ne asamblenë e përgjithshme nga 1 (një) delegat.

 

  • Përcaktimi i numrit te delegateve te futbollit amator;

Në bazë të parashikimeve të Nenit 28/2/b të statutit, numri i delegatëve që përfaqësojnë futbollin amator përmes shoqatave rajonale do të jetë i barabartë me numrin e delegatëve të futbollit profesionist dhe do të ndahet si vijon: Secila shoqatë rajonale ka të drejtë të ketë një (1) delegat. Delegatët e tjerë do të shpërndahen më pas midis të njëjtave shoqata rajonale në bazë të numrit të përgjithshëm të lojtarëve të regjistruar pjesëmarrës në kampionatet rajonale të të gjitha niveleve. Numri total i lojtareve përfshin lojtaret e regjistruar me klubet pjesëmarrëse në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë, klubet pjesëmarrëse në Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Trete; dhe klubet pjesëmarrëse në Kampionatin Kombëtar të Femrave e që nuk janë të përfaqësuara drejtpërdrejtë në një klub sipas pikës 2 të këtij neni. Numri i delegatëve do të rrumbullakoset deri në numrin e plotë më të afërt derisa të gjithë delegatët t’i atribuohen një shoqate rajonale.

 

Bazuar në sa më sipër, duke qenë se numri i klubeve profesioniste pjesëmarrëse në Kategorinë Superiore dhe Kategorinë e Parë për Sezonin 2023/2024 është në total 22, në bazë të Nenit 28/2 të Statutit të FSHF, numri i delegatëve që përfaqësojnë futbollin amator përmes shoqatave rajonale duhet të jetë i barabartë me numrin e delegatëve të futbollit profesionist. Duke marrë për bazë këto të dhëna (numrin total të lojtarëve të regjistruar me klubet pjesëmarrëse në Kampionatin e Kategorisë se Dytë/Kategorisë se Tretë/Kampionatin Kombëtar të Femrave) përcaktimi i numrit të delegatëve pjesëmarrës në Asamblenë e Përgjithshme të radhës së FSHF për futbollin profesionist, futbollin amator dhe shoqatat e profesioneve të lidhura me futbollin sipas listës së mëposhtme:

  • Shoqata Rajonale e Futbollit Shkodër 2 Delegatë
  • Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhë 2 Delegatë
  • Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë 6 Delegatë
  • Shoqata Rajonale e Futbollit Durrës 3 Delegatë
  • Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan 3 Delegatë
  • Shoqata Rajonale e Futbollit Fier 3 Delegatë
  • Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokastër 1 Delegatë
  • Shoqata Rajonale e Futbollit Korçë 2 Delegatë

 

  1. Përcaktimi i numrit te delegateve te shoqatave te profesioneve te lidhura me futbollin

Ne baze te parashikimeve te nenit 28/2/c te statutit, shoqatat e profesioneve te lidhura me futbollin siç listohen ne Nenin 13/2/c te Statutit te FSHF kanë të drejtë të kenë 1 (një) delegat secila.

 

Nisur nga sa me sipër, Komisioni i Verifikimit, bazuar në parashikimet e Neneve 25, 28, 33/1, 62, 64, 92/3 te statutit te FSHF dhe Nenit 14, 16, 17, te Rregullores se Asamblesë se FSHF,

 

VENDOSI:

 

  1. Konstatimin e anëtarëve me anëtarësi të drejtpërdrejtë qe mund te marrin pjese ne Asamblenë e Përgjithshme te Zakonshme FSHF dhe numrit përkatës te delegateve si më poshtë:

 

Nr. ANETARET Nr. i Delegatëve
1 KF Bylis 1
2 Klub Futboll Egnatia 1
3 F.K.Apolonia 1
4 FK Tomori 1923 1
5 Futboll Club Besa 1
6 Futboll Club Dinamo 1
7 Futboll Klub Kukesi 1
8 Klubi I Futbollit Vora 1
9 Akademia e Futbollit Elbasani 1
10 KF Burreli 1
11 Klubi i Futbollit Erzeni 1
12 Klubi Futbollit Laçi 1
13 Klubi i Futbollit Lushnja 1930 1
14 Klubi i Futbollit Teuta Durres 1
15 Klubi i Futbollit Tirana 1
16 Klubi I Futbollit Vllaznia 1
17 Klubi Sportiv Kastrioti 1
18 Klubi i Futbollit Skenderbeu 1
19 FK Partizani sh.a 1
20 Klubi I Futbollit LUZI VOGEL 2008 1
21 Shoqata e Futbollit “Korabi” 1
22 FLAMURTARI Football Club 1
23 Shoqata Rajonale e Futbollit Durres 3
24 Shoqata Rajonale e Futbollit Elbasan 3
25 Shoqata Rajonale e Futbollit Fier 3
26 Shoqata Rajonale e Futbollit Gjirokaster 1
27 Shoqata Rajonale e Futbollit Korçe 2
28 Shoqata Rajonale e Futbollit Lezhe 2
29 Shoqata Rajonale e Futbollit Shkoder 2
30 Shoqata Rajonale e Futbollit Tirane 6
31 Shoqata Shqiptare e Mjekësisë Sportive 1
32 Shoqata Bashkimi i Arbitrave te Futbollit Shqiptar 1
33 Shoqata Kombetare e Trajnereve te Futbollit Shqiptar 1

 

  1. Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e FSHF duhet te ketë 33 anëtare të drejtpërdrejtë pjesëmarrës të përfaqësuar përmes 47 delegatëve sipas listës së mësipërme.
  2. Ky vendim hyn ne fuqi menjëherë.

 

Komisioni Verifikimit

  

                        Anëtar                                                 Kryetar                                                     Anëtar

                            Ervin Sherifaj                                      Rozeta Shira                                            Krenar Bardhi