Vendimi nr. 11/1 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 24.10.2024 - FSHF

Vendimi nr. 11/1 i Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 24.10.2024

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, korrespondencën me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan lidhur me aktet e dhunës në ndeshjen e Abissnet Superiore AF Elbasani – FK Partizani të zhvilluar më datë 20.10.2024 ora 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena” ku janë konstatuar shkelje të parashikimeve ligjore të nenit 48 e vijues të Ligjit 79/2017 “Për Sportin” si dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi duke u bazuar në nenin 59 e vijues të KDE

 

VENDOSI:

 

  1. Të ndalojë hyrjen në stadiumet e futbollit të Republikës së Shqipërisë ku zhvillohen veprimtari të organizuara nga FSHF për një periudhë të pakufizuar kohe personave të më poshtëm:

 

  • Giulio Zero Krasniqi
  • Xhenis Arjan Lila
  • Ledjo Xhevit Rama
  • Ardjan Shefqet Gashi
  • Roxher Lulzim Daka
  • Fredi Agim Ceka

 

  1. Në bazë të Nenit 7 të KDE, udhëzohen të gjithë anëtarët e FSHF të cilët kanë nën administrim stadiume futbolli, të garantojnë zbatimin e këtij vendimi.

 

  1. Një kopje e këtij vendimi t’i përcillet Policisë së Shtetit.

 


Duke kontrolluar karten...