Komisioni i Apelit të Disiplinës dhe Etikës pasi mori në shqyrtim ankimin e lojtarit të KF Vllaznia, z. Flavio Fusha,
Vëren se:
Me vendimin nr.12, pika 9 datë 29.10.2024 ka vendosur të marrë ndaj lojtarit të KF Vllaznia, z. Flavio Fusha masat disiplinore si më poshtë vijon:
Lojtari i KF Vllaznia U-17, Flavio Fusha, për sjellje josportive dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/j dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
Më datë 12.11.2024 lojtarit të KF Vllaznia, z. Flavio Fusha, ka paraqitur ankim me objekt:
- Ndryshimin e masës disiplinore të përcaktuar në pikën 9 të Vendimit Nr.12 datë 29.10.2024 duke vlerësuar rrethanat e mëposhtme:
- Të marrë në konsideratë rrethanat specifike në vlerësimin e masës së dënimit, moshën e re të lojtarit, karrierën e tij sportive, raportet kontradiktore të zyrtarëve të ndeshjes, fakti që arbitri nuk ka dhënë dënim disiplinor gjatë ndeshjes dhe që lojtari nuk ka qenë asnjëherë subjekt i masave disiplinore.
- Të kualifikojë veprimet e pretenduara nga lojtari në mungesë të raportit nga Policia e Shtetit vetëm si sjellje josportive ndaj një zyrtari të ndeshjes, duke dhënë masën e dënimit sipas parashikimeve të gërmës (j) të nenit 14 të Kodit të Disiplinës dhe Etikës dhe dënimit alternativ me gjobë.
- Pranimin e kërkesës si të mbështetur në argumente dhe rregulloren në fuqi.
Komisioni i Apelit të Disiplinës dhe Etikës pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,
VENDOSI:
- Pranimin e pjesshëm të ankimit të Lojtarit të KF Vllaznia, Flavio Fusha.
- Lënien në fuqi të Vendimit Nr. 12 pika 9, datë 29.10.2024 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës, duke vendosur që, në zbatim të neneve 34/1 dhe 34/3 të KDE, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së 1/3 të tij (pesë ndeshje). Periudha e provës do të jetë 20 (njëzet) muaj nga data e këtij vendimi.
- Pezullimi i dënimit revokohet nëse gjatë periudhës së provës lojtari kryen një shkelje tjetër të natyrës dhe rëndësisë së ngjashme.
- Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.
















