Vendimi nr. 1 i Komisionit të Apelit në FSHF, datë 11.11.2025 - FSHF

Vendimi nr. 1 i Komisionit të Apelit në FSHF, datë 11.11.2025

Komisioni i Apelit pasi mori në shqyrtim ankimin e lojtarit të KF Tërbuni, z. Brajan Marku,

Vëren se:

Me vendimin nr.7, pika 10 datë 16.10.2025 ka vendosur të marrë ndaj lojtarit të KF Tërbuni, z. Brajan Marku, masat disiplinore si më poshtë vijon:

Lojtari i KF Tërbuni, Brajan Marku, për sjellje të dhunshme që cënon reputacionin e sportit të futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësve të saj, në bazë të neneve 13/2/d, 14/1/i dhe 32 të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.

 

Më datë 20.10.2025 lojtarit të KF Tërbuni, z. Brajan Marku ka paraqitur ankim me objekt:

1. Shfuqizimin e vendimin nr.7, pika 10 datë 16.10.2025 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës;

2. Fshirjen e çdo mase ndëshkimore të vendosur ndaj lojtarit Brajan Marku;

3. Konstatimin se incidenti ka ndodhur jashtë juridiksionit sportiv dhe pa lidhje me aktivitetin e FSHF-së.

 

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS DHE ETIKËS

Pasi u njoh me relacionin e Sekretariatit Teknik, shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur dhe diskutoi çështjet në tërësi si dhe duke u bazuar në nenet 65 e vijues të Kodit të Disiplinës dhe Etikës,

VENDOSI:

1. Ndryshimin pjeserisht te vendimit.

2. Denimin e lojtarit te KF Tërbuni, Brajan Marku, për sjellje të dhunshme që cënon reputacionin e sportit të futbollit dhe të gjithë pjesëmarrësve të saj, në bazë të neneve 13/2/d, 14/1/i dhe 32 të KDE, dënohet me 1 (një) vit pezullim nga veprimtaritë.

3. Lojtari Brajan Marku perjashtohet me 6 (gjashte) jave nga veprimtarite sportive dhe pjesa e mbetur e denimit disiplinor pezullohet per nje periudhe prove prej nje viti nga data e kryerjes se shkeljes.

4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.


Duke kontrolluar karten...