Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 31.05.2019

KF “Luzi 2008”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës e përdorur shprehje fyese, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë). Në aplikim të Nenit 136/1/b të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.

2. KF “Shkumbini”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës së lojës, në bazë të Nenit 66/2 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë). Në aplikim të Nenit 136/1/b të KDS, gjoba shlyhet në masën 20%.

3. Zyrtari i KF “Shënkolli” U-17, Kristjan Gjidodaj, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Zyrtari i KF “Shënkolli” U-17, Selajdin Muça, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. KF “Shënkolli” U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës duke shkaktuar akte dhune dhe ndërprerje të përkohëshme të lojës, në bazë të Nenit 66/3/b) të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës.

6. Lojtari i Flamurtari futsal, Karlo Kalus, për dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/b të KDS, dënohet me 24 (njëzetëkatër) muaj pezullim nga aktiviteti.

7. Flamurtari futsal, për sjellje të gabuar të lojtarëve dhe stafit te saj duke shkaktuar ndërprerjen përfundimtare të lojës, në bazë të Nenit 49/5 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.

8. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Këlcyra”,Fatjon Sakollari si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

9. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Këlcyra”, Meleq Xhakollari si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.