Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 23.01.2020

1. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë.
2. FK Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave disiplinore.
3. KF Tirana, paralajmërohet se në rast përsëritje të sjelljes së gabuar të spektatorëve do të jetë subjekt i masave disiplinore.
4. Zyrtari i KF Bylis, Veljko Dovedan, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55 /2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Lojtari i Flamurtari FC Denis Pjeshka, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. Të çelë hetim disiplinor lidhur me deklaratat zyrtare të zyrtarit të KF Luftëtari, z.Artur Dadaj.
7. KF Dinamo, në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje te shkeljes, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.
8. KF Pogradeci per për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) Lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a. të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.
9. Ekipi i KF Spartaku në bazë të Nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe rregulloret e tjera të FSHF.
10. KF Kamza për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF Sopoti, në bazë të nenit 54/1 të KDS dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë me rezultatin 0-3 si dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
11. Lojtari i KF Memaliaj Kristi Shehu për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes në baze të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
12. Lojtari i KF Memaliaj Xhulio Mirani per sjellje te keqe ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/1/a te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
13. Lojtari i KF Memaliaj Xhulio Lala per sjellje te keqe ndaj zyrtarit te ndeshjes ne baze te Nenit 48/1/a te KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
14. Lojtari i KF Oriku U-19 Elvis Dalipaj për goditje me grusht ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
15. Lojtari i KF Oriku U-19 Luca Korcini për goditje me grusht ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
16. Lojtari i KF Oriku U-19 Rei Rexho per sellje te gabuar ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
17. Lojtari i KF Partizani U-19 Klei Carcani për goditje me grusht ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
18. Lojtari i KF Partizani U-19 Semi Bici per sellje të gabuar ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
19. Lojtari i KF Partizani U-19 Holger Xhameta për goditje me grusht ndaj kundërshtarit ne baze te Nenit 47/1/e te KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
20. Lojtari i KF Partizani U-19, Elvis Çela për dhunë ndaj kundërshtarit në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 10 (dhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
21. KF Luftëtari U-19 për mosparaqitje në ndeshjen e Kupës kundër Term FC në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF , Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0.
22. KF Pogradeci U-19 për mosparaqitje në ndeshjen kundër KF Dinamo në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF, Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0.
23. KF Vlora U-17 për mosparaqitje në ndeshjen kundër KF Dinamo në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF, Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0
24. Lojtari i KF Teuta Anxhelo Duka per sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në baze të Nenit 48/1/a dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti sportiv.
25. Ekipi i KF Pogradeci U-17 per mosparaqitje ne ndeshjen kundër KF Dinamo në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF , Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0
26. Ekipi i KF Luftëtari për mosparaqitje në ndeshjen kundër KF Dinamo në bazë të Nenit 86/2/d të Rregullores së FSHF , Nenit 30/1 të KDS ekipi që nuk paraqitet, e humbet ndeshjen me rezultatin 3-0.
27. Lojtari Jurgen Rucaj i KF Shkëndija në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktivitetet.