Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 22.07.2020 - FSHF

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 22.07.2020

1. Petrela U15, për aktivizimin e lojtarëve të pa federuar në ndeshjen Play-Off kundër Studenti U15, në bazë të Nenit 53 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Petrela U15, i zbriten 3 pikë nga klasifikimi dhe dënohet me gjobë në masën 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/e të KDS gjoba të aplikohet në masën 3%.

2. Burreli U15, për aktivizimin e një lojtari të pa federuar në ndeshjen Play-Off kundër Atletik Tirana U15, në bazë të Nenit 53 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

Burreli U15, i zbriten 3 pikë nga klasifikimi dhe dënohet me gjobë në masën 600.000 (gjashtëqind mijë) lekë. Në zbatim të Nenit 116/1/e të KDS gjoba të aplikohet në masën 3%.