Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 20.09.2019 - FSHF

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 20.09.2019

1. KF “Kamza”, për mos paraqitje në ndeshjen e Kupës së Shqiperisë me KF “Apollonia”, datë 18.09.2019, në bazë të Nenit 54/2 të KDS, dënohet me mos pjesëmarrje në këtë garë për 2 sezonet e ardhshme futbollistike.

2. KF “Turbina”, paralajmërohet se në rast përsëritje të shkljeve disipinore, do të jetë subjekt i masave që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e tjera të FSHF.

3. Zyrtari i KF “Egnatia”, Eduard Thartori, për sjellje të keqe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

4. Lojtari i KF “Oriku”,Ergys Kuci, për protesta ndaj vendimeve zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga të akvitetet.

5. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e kampionatit të Kategorisë së Parë midis “ Kastrioti – Egnatia” datë 14.09.2019.