Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 17.06.2020 - FSHF

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 17.06.2020

1. Lojtari i F.C Internacional Tirana, Egis Daci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

2. Lojtari i KF ADA, Safet Rekaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

3. Zyrtari i KF Selenica, Sherif Idrizi, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.

4. KF Bylis U-17, për mos paraqitje në ndeshjen kundër KF Butrinti U-17, në bazë të Nenit 109/2/d të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike dhe Nenit 30/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, si dhe i hiqen 3 pikë nga klasifikimi.

5. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Tërbuni, Serdar Zagani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.