Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 06.04.2018 - FSHF

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 06.04.2018

1.Flamurtari F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.
2.KF Laci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek
3.Lojtari i KF “Tomorri”,Ervis Caca,për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
4.Lojtari i KF “Bylis”,Orges Buzi ,për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5.Lojtari i KF “Kevitani”,Klajdi Toli,për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6.Lojtari i KF “Domosdova”, Klajdi Bozha, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
7.Lojtari i KF “Tepelena”, Havaraj Kulemans, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8.Zyrtari i KF “Shkendija Tr” U-19,Luan Pinari , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20/1 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës.
9.Lojtari i KF “Shkendija Tr” U-19, Aranit Xhafa, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/4 dhe 48/1.d të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10.Lojtari i KF “Laçi” U-19, Elgin Gjinaj ,për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1.e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11.Lojtari i KF “Partizani” U-19, Eneid Kodra,për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1.e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12.Zyrtari i KF “Laçi” U-19, Eduart Tanushi , për protesta ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1.a të KDS, dënohet me 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20/1 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës.
13.“Akademia Futbollit ” U-19 për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Tirana” U-19,me rezultatin 3 me 0.
14.Lojtari i KF “Term” U-17, Leandro Sallaku, për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
15.Lojtari i KF “Fieri” U-17, Jances Tazaj,për dhunë ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 48/1/e) të KDS,dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
16.Lojtari i KS “Vlora” U-17, Hermes Mishgjonaj,për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/1/a) të KDS,dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
17.Zyrtari i KF “Korabi” U-17, Sali Kallaverja, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/2.a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20/1 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe territori përreth fushës.
18.Lojtari i KF “Korabi” U-17, Benardo Fida,për ofendim dhe goditje ndaj zyrtarit te ndeshjes, në bazë të nenit 49/4 dhe 49/1.b) të KDS,dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti.
19.“Akademia Futbollit ” U-19 për aktivizim të lojtarit që nuk kishte të drejtë të luante, në bazë të Nenit 54 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me KF “Tirana” U-19,me rezultatin 3 me 0.
20.Pranimin e kërkeses së lojtarit Gjergji Muzaka. Detyrohet “K.F Tirana” të ekzekutojë vendimin Nr.1 datë 23.01.2017 të DHKZK brenda një afati 30 ditor, duke nisur nga data e shpalljes së vendimit. Paralajmërohet “K.F Tirana”, se me kalimin e afatit 30 ditor, do të merren masat përkatëse në bazë të Kodit të Disiplinës Sportive.
21.Pranimin e kërkesës së zyrtarit të KF “Tirana” U-19 ,Shyqyri Xhepa dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, zyrtari Shyqyri Xhepa vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.
22.Pezullimin pjesës së mbetur të dënimit të lojtares së “Tirana AS”, Anela Vishkulli me kusht për 6 muaj.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.