Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 04.12.2019 - FSHF

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 04.12.2019

1. KF Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje të vonesave në fillimin e lojës, do të jetë subjekt i masave disiplinore.

2. Luzi 2008, për sjellje të gabuar të spektatorëve në ndeshjen e javës së tetë të kampionatit kombëtar të kategorisë së dytë, duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 65/4/c të KDS, dënohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në zbatim të nenit 116 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

3. KF Sopoti, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke shkaktuar ndërprerjen e lojës, në bazë të Nenit 65 të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 ndeshjeve pa spektatorë dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lekë. Në zbatim të Nenit 117 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%,

4. Lojtari i KF Gramozit Enea Mydini, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të Nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

5. Lojtari i Këlcyres Nazmi Gaba, për goditje ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktivitetet.

6. Zyrtari i KF Gramozi, Fabian Cuko, për goditje me grusht të kundershtarit, në bazë të Nenit 47/2/b të KDS dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktivitetet. Në bazë të Nenit 19 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes dhe ambjentin përreth fushës.

7. Sh.S Albpetrol, për sjelljen e gabuar të spektatoreve duke shkaktuar akte dhune ndaj zyrtarit të ndeshjes e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të lojes, në bazë të Nenit 65/4/c të KDS, dënohet me zhvillimin e 6 ndeshjeve pa spektatorë në stadiumin përkatës si dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lekë. Në zbatim të nenit 116 të KDS, gjoba të aplikohet në masën 20%.

8. Pranimin e kërkesës së lojtarit të U17 të “Football Republic” Frenki Shahaj, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit duke e vendosur në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

9. Rrëzimin e kërkesës së KF Dinamo U19 si të pa bazuar në KDS.

10. Pranimin e kërkesës së lojtarit të U17 të KF Partizani Erlind Qehajaj, pezullimin e pjesës së mbetur të vendimit duke e vendosur në provë për një periudhë 6 (gjashtë) mujore.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.