Vendimi i Komisionit te Apelit te FSHF date 24.03.2016 - FSHF

Vendimi i Komisionit te Apelit te FSHF date 24.03.2016

VENDIM

I mbajtur sot ne daten 24 Mars 2016 ora 17.00 ne mbledhjen e Komisionit te Apelit te FSHF-se per shqyrtimin e kerkesave ankimore drejtuar Komisionit te Apelit nga ankuesi KF “Naftetari ”, kunder vendimit te Komisionit te Disiplines se FSHF-se te dates 16.03.2016 pika 8 si dhe kerkesen nga ankuesi lojtari i KF “Laci”, Kejvin Bardhi kunder vendimit te Komisionit te Disiplines se FSHF-se te dates 16.03.2016 pika 3.
Komisioni i Apelit pasi u njoh me apelimet e paraqitur nga KF “Naftetari” dhe lojtari i KF “Laci” Kejvin Bardhi, si dhe dokumentacionin e paraqitur nga Sekretariati Teknik :
VENDOSI

1.Ndryshimin e vendimit te Komisionit te Disiplines, date 16.03.2016, pika 8 si meposhte shenuar:
KF “Naftetari”, per sjellje te gabuar te spektatoreve, duke shkaktuar akte te dhunes dhe nderprerje te perkohshme te lojes, denohet me zhvillimin e 4 (kater) ndeshje pa spektator ne stadiumin perkates, bazuar ne nenin 66/3.b te KDS.

2.Lenien ne fuqi te vendimit te Komisionit te Disiplines, date 16.03.2015, pika 3.

Komisioni i Apelit
Anetar                                    Kryetar                              Anetar
Julian Haxhiu                      Envi Hicka                         Arjan Salati

Anetar                                 Anetar
Bledar Abdullai                 Altin Shkurti