Vendimet e Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 10.11.2020 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 10.11.2020

1. Lojtari i KF Erzeni, Xhino Ngjela për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. FC Besa, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.

3. KF Luftëtari, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Parë kundër FC Flamurtari, në bazë të nenit 54/1 të KDS dhe Nenit 109/2/d/e të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, përjashtohet nga aktiviteti për sezonin futbollistik 20/21 duke u zbritur një kategori më poshtë.

4. Lojtari i FK Skrapari, Skedi Shabani për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Skënderbeu Femra, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në ndeshjen kundër Apolonia – Femra në bazë të Neneve 30 dhe 64 të KDS humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

6. KF Spartaku, për dështim në pjesëmarrjen në Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Dytë në bazë të nenit të 27 te KDS dhe Nenit 109/2 të Rregullores së Veprimtarisë Futbollistike përjashtohet nga Kampionati Kombëtar i Kategorisë së Dytë per sezonin 20/21 dhe dënohet me zbritje në një kategori më të ulët.