Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 31.10.2023 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 31.10.2023

  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  2. Lojtari i FC Dinamo, Bakary Goudiaby, për shkelje të parimeve Fair Play duke fyer me shenja ofenduese spektatorët, në bazë të nenit 13/2/b të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Zyrtari i KF Erzeni, Durim Keçi,për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 6/2/c të KDE, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në veprimtaritë sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
  4. FC Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të nenit 17/2/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/a të KDE, gjoba të aplikohet në masën 50%.
  5. Zyrtari i FC Lushnja, Marius Sula, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i FK Tomorri, Gelando Sharavaolli, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i AF Elbasani U-21, Fabjan Tartari, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i KF Egnatia U-21, Posada Guerra Jose Luis, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Lojtari i KS Korabi U-21, Ertigen Shehu, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Lojtari i KF Shënkolli, Bledi Zefi, për sulm dhe dhunë ndaj zyrtarit të ndeshjes duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes midis KF Shënkolli kundër KF Sopoti, në bazë të nenit 3/d, 6/2/c, 13, 14/1/l, 32, 59 dhe 77 të KDE, përjashtohet përgjithmonë nga të gjitha veprimtaritë futbollistike të organizuara nga FSHF.
  11. KF Shënkolli, për dhunën e ushtruar ndaj zyrtarit të ndeshjes, duke sjellë ndërprerjen e ndeshjes midis KF Shënkolli kundër KF Sopoti, në bazë të neneve 6/3/d, 8/1, 16/1 dhe 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.

KF Shënkolli detyrohet të zhvillojë 4 (katër) ndeshje të Kampionatit Kombëtar të Kategorisë së Dytë Grupi A, në fushë asnjanëse. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

  1. KS Albanët, për mos marrjen e masave paraprake te sigurisë, duke neglizhuar përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes, në bazë të neneve 16/1 dhe 17/1/b të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  2. Lojtari i KF Maliqi, Devis Mecollari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Lojtari i KF Skënderbeu U-19, Mateo Burimi, për pështymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. Zyrtari i KF Skënderbeu U-19, Klejdi Larti, për proteste ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  5. Lojtari i Akademia e Futbollit U-19, Noel Aliaj, për sulm fizik ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  6. Lojtari i FC Labëria U-16, Fatjon Sinaj, për sjellje të dhunshme ndaj lojtarëve kundërshtarë, në bazë të nenit 14/1/h të KDE, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Iliria, Adolf Selmani, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 34/1 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.