Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 29.05.2021 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 29.05.2021

  1. Zyrtari i KF Devolli, Miço Meka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i Labëria Fc, Uiliard Seferaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF Devolli, Alatin Ametlli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të Sh.F.Pepa U13, Luis Miftari, duke pezulluar zbatimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të nenit 32/4/5 të KDS, lojtari vendoset në provë për një afat 6 (gjashtë) mujor dhe në rast të përsëritjes të shkeljes disiplinore gjatë periudhës së provës, dënimi i pezulluar i shtohet dënimit të ri.
  5. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të KF Sopoti, Besnik Kola, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.