Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 25.11.2022 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 25.11.2022

1. Zyrtari i FC Internacional Tirana U17, Nikolin Gjini, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i FC Internacional Tirana U17, Alvi Hasrama, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. Lojtari i KF Laçi U17, Astrit Lekaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

4. Lojtari i KF Laçi U17, Samuel Bibaj, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtarja e KF Teuta – femra, Mbaresa Xheci, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në aplikim të nenit 32/2/3 të KDS, vendoset pezullimi i pjesshëm i zbatimit të dënimit pas shlyerjes së gjysmës së tij. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.

6. FC Lushnja femra, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit Femra, kundër FK Apolonia Femra, në bazë të neneve 30/1, 30/4/a dhe 54/1 të KDS, humbet ndeshjen me rezultatin 14-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

7. JA Tirana U-14, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-14, kundër AF Triumph U-14, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.