Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 25.03.2022 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 25.03.2022

1. Lojtari i FC Besa, Agim Dajci, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

2. Lojtari i KF Burreli, Arjan Lleshaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

3. KF Shkumbini, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/h të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%.

4. Lojtari i KF Sopoti, Samet Gjoka, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i K.F Murlani U-17, Igli Ethem, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

6. Lojtari i Besëlidhja U-17, Geraldo Daci, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. Zyrtari i JA Tirana, Gerson Stojku, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, me gjeste dhe fjalë ofenduese, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

8. Basania U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi A, kundër KF Burreli U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

9. Lojtari i A.F. Luftëtari U-19, Demir Myrtaj, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Lojtari i A.F. Luftëtari U-19, Sevastian Shosha, për sulm ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i A.F.Bajrami U-19, Riseldo Derstila, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

12. Lojtari i A.F.Bajrami U-19, Antonio Ranxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Lojtari i Vora U-19, Xhevit Koci, për provokim të publikut, në bazë të nenit 52/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i FC Besa U-19, Xhavit Teliti, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 47/1/d dhe 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

15. Kf Spartaku Tiranë, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Tretë, kundër Ak Eagle Football, në bazë të nenit 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.

16. Çeljen e hetimit disiplinor për ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-15 – Grupi B, midis FK Apolonia U-15 dhe FC Besa U-15.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.