Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 23.02.2023 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 23.02.2023

1. Lojtari i KS Kastrioti, Joan Cela, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
2. Lojtari i KF Tirana, Albano Aleksi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
3. FK Erzeni, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
4. Zyrtari i FK Kukësi, Naim Halili, për sjellje josportive ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes në mënyrë të përsëritur, në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet hyrja në të gjitha stadiumet, në aktivitetet sportive të organizuara nga FSHF, deri në përfundim të dënimit.
5. Zyrtari i KF Burreli, Arjan Lleshaj, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 55/2 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. FC Dinamo U-13, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive duke sjellë si pasojë mos zhvillimin e ndeshjes të Kampionatit Kombëtar Abissnet Superiore U-13 kundër FK Teuta U-13, në bazë të nenit 30/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
7. Lojtari i FC Internacional Tirana U-15, Lionel Xake, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
8. Lojtari i KF Skënderbeu U-15, Spasian Nasto, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
9.Lojtari i Flamurtari FC U-19, Klevis Haxhiraj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
10. Lojtari i Flamurtari FC U-19, Dario Dapaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
11. Lojtari i FK Kukësi U19, Aurel Brika, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
12. Lojtari i FK Kukësi U19, Ervin Sefolli, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF Tirana U13 Matias Halili, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.