Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 22.04.2021 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 22.04.2021

  1. Lojtari i Besëlidhja, Redon Danaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  2. Lojtari i KSSH Veleçiku, Rudolf Popaj, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. KF Pogradeci, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  4. KF Egnatia, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  5. Zyrtari i KF Egnatia, Klaudian Dervishi,për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/2/b të KDS, dënohet me 9 (nëntë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Zyrtari i FK Tomori, Bledar Sinella,për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve dhe zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 47/2/a dhe 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari KF Ada, Marcel Shkreli, për pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari KF Ada, Sajdi Guri, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  9. Shënkolli, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Dytë – Grupi A, kundër KF Gramshi, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  10. Lojtari i FK Skrapari, Klisman Nasufi, për sulm ndaj lojtarit të FK Skrapari, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  11. KS Korabi U-17, në bazë të nenit 12 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së dështimit në përmbushjen e detyrimeve dhe përgjegjësive, do të jetë subjekt i masave disiplinore që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive dhe Rregulloret e FSHF.
  12. Zyrtari i KS Korabi U-17, Sali Kallaverja, për sjellje josportive ndaj kundërshtarëve, në bazë të nenit 47/2/a të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  13. Tirana B U-19, për aktivizimin e një lojtari që nuk kishte të drejtë të luante në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 – Grupi B, kundër Ak.Shqiponjat 2017, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
  14. FC Internacional Tirana U-17, për aktivizimin e lojtarëve që nuk kishin të drejtë të luanin në ndeshjen e vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë Superiore U-17 – Grupi A, kundër KF Tirana, në bazë të neneve 30/3 dhe 53 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3.
  15. Zyrtari i FK Apolonia U-17, Bledar Borova, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  16. Lojtari i Security Oktapus 9×9, Raimond Shala, për sulm dhe pështymjen ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të neneve 48/1/b dhe 48/1/c të KDS, dënohet me 24 (njëzet e katër) muaj pezullim nga aktiviteti.
  17. Security Oktapus, për shkak të ndërprerjes përfundimtare të ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Futbollit 9×9, në bazë të neneve 30/1 dhe 30/4/a të KDS, humbet ndeshjen kundër Friends Team në tavolinë me rezultatin 0-3.
  18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia U-17, Aleksandër Ibraliu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia U-17, Alesio Tosku, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
  20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Egnatia U-17, Orgito Aliu, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.
× WhatsApp