Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 21.07.2021 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 21.07.2021

1. FK Tomori U-17, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-17 Play Off, kundër Ak.Shqiponjat 2017 U-17, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 0-3 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
2. Besëlidhja U-19, për braktisjen e ndeshjes së vlefshme për Kampionatin Kombëtar të Kategorisë së Parë U-19 Play Off, kundër FC Djelmnia Shkodrane 2017 U-19, në bazë të nenit 54/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 dhe i zbriten 3 pikë nga klasifikimi.
3. FC Lushnja U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/1 dënohet me gjobë në masën në masën 300.000 (treqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/e të KDS, gjoba të aplikohet në masën 3%.
4. Lojtari i FC Lushnja U-17, Ledion Sadiku, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
5. Zyrtari i FC Lushnja U-17, Edison Koci, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
6. Zyrtari i FC Lushnja U-17, Gafur Taullau, për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.