Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 20.12.2022 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 20.12.2022

  1. KF Egnatia, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  2. Lojtari i KF Partizani U-15, Frenki Vyshka, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  3. Lojtari i KF Laçi U-19, Alesio Mema, për sulm ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/e të KDS, dënohet me 6 (gjashtë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  4. Lojtari i FK Skënderbeu U-19, Rei Dalipi, për sjellje josportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  5. Lojtari i AF Elbasani U-19, Fabjan Tartari, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  6. Lojtari i KF Bylis U-17, Amet Shehaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  7. Lojtari i AF Elbasani U-17, Ardjan Nonaj, për sjellje jo sportive ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 47/1/d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.
  8. Lojtari i FC Djelmia Shkodrane U-17, Albi Brojaj, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 48/1/a të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.