Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 15.12.2023 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 15.12.2023

  1. KF Shënkolli, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive për garantimin e rendit dhe sigurisë në mënyrë të përsëritur, duke shkaktuar akte dhune dhe duke mos garantuar sigurinë e zyrtarëve të ndeshjes në bazë të Neneve 6/3/j, 16/1 dhe 17/1/c të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0 kundër KF Murlani dhe dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Në zbatim të Neneve 6/3/i, 6/3/j, 17, 32, 33, 45, 46, 61 dhe 77 të KDE, KF Shënkolli përjashtohet nga aktiviteti futbollistik për sezonin 2023-2024 dhe zbritet në një kategori më të ulët.

  1. Lojtari i KF Shënkolli, Anton Lleshi, për sulm fizik ndaj zyrtarit të ndeshjes duke sjellë ndërprerjen përfundimtare të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/l të KDE, dënohet me 15 (pesëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  2. Lojtari i KS Kastrioti, Eneid Kodra, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  3. Lojtari i FK Tomorri, Samuel Solomon, për sulm fizik ndaj kundërshtarit, në bazë të nenit 14/1/i të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. KF Maliqi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke ofenduar tifozerinë kundërshtare, hedhur sende në fushën e lojës dhe për pasojë ndalimin e ndeshjes për disa minuta, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  5. KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe për pasojë ndalimin e ndeshjes për disa minuta, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.
  6. Zyrtari i KF Shënkolli U-16, Hasan Hoxha, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Lojtari i KF Shkodra U-19, Kolin Guri, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/J të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i Laberia FC U-19, Gani Kakaçi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/J të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  9. Lojtari i AF Triumph U-19, Albjon Tafili, për sjellje josportive ndaj lojtarëve kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  10. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Devis Meçollari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  11. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF Maliqi, Flavio Demollari, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  12. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-19, Amarildo Kola, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  13. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të Akademia e Futbollit U-17, Evans Çuni, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  14. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-16, Musa Lleshaj, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  15. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Partizani U-16, Aldo Duro, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  16. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FK Partizani U-14, Ermal Serjani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.
  17. Pranimin e kërkesës së FK Vora për konvertimin të pjesës së mbetur të dënimit për lojtarin Kevin Dalipi në bazë të nenit 75 të KDE.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.