Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 01.02.2023 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Disiplinës dhe Etikës së FSHF datë 01.02.2023

  1. Zyrtari i KF Bylis, Naci Sensoy, për proteste ndaj vendimeve të arbitrit, në bazë të Nenit 55/2 të KDS, dënohet me pezullim nga aktiviteti për 2 (dy) ndeshje.
  2. FK Kukësi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, hedhjen e sendeve në terrenin sportiv, në bazë të nenit 65/1, 65/3/a dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  3. KF Egnatia U-21, për mosparaqitje të ekipit në ndeshjen “Vllaznia-Egnatia”, në bazë të nenit 54/1 i KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolinë dhe zbritjen e 3 (tre) pikëve nga klasifikimi.
  4. Pranimin e kërkesës së lojtarit të FC Djelmnia Shkodrane 2017, Albi Brojaj, pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Periudha e pezullimit me kusht, në zbatim të nenit 32/4 të KDS, do të jetë 6 (gjashtë) muaj.