Vendimet e Komisionit të Apelit në FSHF, nr.1, datë 18.05.2019 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Apelit në FSHF, nr.1, datë 18.05.2019

1. Ndryshimin e vendimit Nr.18, datë 08.05.2019, pika 12 të Komisionit të Disiplinës, si më poshtë shënuar:
“KF Maliqi”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë fyese e duke shkaktuar ndërprerjen e përkohshme të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/3/b të KDS, dënohet me zhvillimin e 4 (katër) ndeshjeve pa spektator në fushën e përkatëse dhe gjobë në masën 200.000 (dyqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1/b të KDS, gjoba shlyhet në masën 20 %.

2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.