Vendimet e Komisionit të Apelit në FSHF, datë 18.03.2021 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Apelit në FSHF, datë 18.03.2021

Pasi mori në shqyrtim ankimin e Labëria Fc,

VËREN SE:

Me vendimin nr. 22, datë 23.02.2022, Komisioni i Disiplinës dhe Etikës pranë FSHF ka vendosur:

“1. Rrëzimin e kërkesës së Labëria Fc, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

2. Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.”.

PËR KËTO ARSYE

Bazuar në nenin 107 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive

VENDOSI:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 22, datë 23.02.2022 të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës.
Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.