Vendimet e Komisionit të Apelit në FSHF, datë 12 dhjetor 2018 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Apelit në FSHF, datë 12 dhjetor 2018

Me vendimin nr. 15 datë 16.11.2018 (pika 15) Komisioni i Disiplinës pranë FSHF ka vendosur:

KF “Shkumbini”, për akte dhune ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56, 134/2, 49/3, 49/4 të KDS, dënohet me humbjen e ndeshjes në tavolin me rezultin 3 me 0 kundër KF “Naftëtari”, zbritjen e 3 pikëve nga klasifikimi dhe gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) Lek . Në aplikim të Nenit 136/1.b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

Kundër këtij vendimi ka ushtruar kërkesë ankimore lojtari i KF “Shkumbini” duke kërkuar ndryshimin e pikës 15 të Vendimit të Komisionit të Disiplinës datë 16.11.2018 pasi masa e dënimit nuk i përgjigjet rrethanave të shkeljes së kryer.

KOMISIONI I APELIT TË DISIPLINËS

Pasi dëgjoi relatimin e çështjes nga sekretariati teknik dhe si bisedoi e analizoi çështjen në tërësi, konstaton:

Vendimi nr.15 datë 16.11.2018 (pika 15) i Komisionit të Disiplinës pranë FSHF nuk është marrë në përputhje me Kodin e Disiplinës Sportive pasi masa e dënimit të aplikuar është e lartë dhe nuk i përgjigjet shkeljes disiplinore të kryer. Nga pamjet filmike të paraqitura nuk u gjenden shkelje që justifikojnë dënimin e KF “Shkumbini”.

PËR KËTO ARSYE

Bazuar në nenet 78 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive

VENDOSI

1. Shfuqizimin e pikës 15 të vendimit nr.15 datë 16.11.2018 të Komisionit të Disiplinës pranë FSHF si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.