Vendimet e Komisionit të Apelit në FSHF, datë 09.09.2022 - FSHF

Vendimet e Komisionit të Apelit në FSHF, datë 09.09.2022

Komisioni i Apelit në FSHF u mblodh për t’u njohur me relacionin e Sekretariatit Teknik dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, diskutoi çështjet në tërësi, duke u bazuar edhe në nenet 76 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive, dhe mori vendimet si më poshtë:

 

Vendimi nr. 1

  1. Pranimin e ankimit të Klubit të Futbollit F.C Bulqiza.
  2. Shfuqizimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.34, datë 03.05.2022, pika 1.
  3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

 

Vendimi nr. 2

  1. Pranimin e ankimit të Klubit të Futbollit KF Gramshi.
  2. Shfuqizimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.34, datë 03.05.2022, pika 2
  3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

 

Vendimi nr. 3

 

  1. Pranimin e ankimit të Arbitrit të futbollit z. Memet Koci.
  2. Shfuqizimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.34, datë 03.05.2022, pika 4.
  3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

 

Vendimi nr. 4

  1. Pranimin e ankimit të F.C. Internacional Tirana.
  2. Shfuqizimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.34, datë 03.05.2022, pika 3.
  3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.