Armir Grima trajner i kombëtares A të femrave - FSHF

Armir Grima trajner i kombëtares A të femrave

Armir Grima, do të jetë trajneri i ri i kombëtares shqiptare të femrave. Pas dorëheqjes së trajnerit Altin Rraklli, sot është prezantuar zëvendësuesi e tij. Në orën 13.30 në sallën e konferencave të Federatës Shqiptare të Futbollit, është zhvilluar një konferencë për shtyp me mediat. Zëdhënësja e shtypit Jona Dervishi, ka prezantuar trajnerin e ri Armir Grima dhe ndihmësin e tij Vioresin Sinani. Ajo fillimisht ka vlerësuar kontributin e dhënë nga trajneri Rraklli dhe stafi i tij, gjatëperiudhës pesëvjeçare që ka drejtuar këtë skuadër. Më pas, dy drejtuesit e rinj të pankinës së kombëtares A të femrave i janë përgjigjur pyetjeve të gazetarëve.

Armir Grima dhe Vioresin Sinani janë dy ish futbollistë të njohur të Vllaznisë, të aktivizuar edhe me ekipin kombëtar. I pari portier dhe i dyti sulmues dhe golashënues i njohur. Prej sot, ata do të marrin drejtimin e skuadrës.


Duke kontrolluar karten...