SHQIPËRIA U-21, FITON 3-2 MIQËSOREN E PARË NDAJ BJELLORUSISË U-21

Kombëtarja shqiptare e futbollit mosha U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka fituar me rezultatin 3-2 në miqësoren e parë të luajtur ndaj Bjellorusisë U-21, në stadiumin “Elbasan Arena” ora 19:00. Miqësorja e dytë do të luhet në datën 8 qershor po në Elbasan në të njëjtin orar.
Pjesa e parë e ndeshjes përfundoi me rezultatin e barabartë, 1-1. Ndeshja filloi mirë me disa raste, por të parët realizuan bjellorusët me Fiadosau në minutën e 30-të. Kuqezinjtë barazuan më pas me Shefit Shefitin në minutën e fundit të pjesës së parë.
Pjesën e dytë shpresat e drejtuara nga Bushi kanë ndryshuar rrjedhën e lojës, kanë performuar më mirë duke fituar ndeshjen, për Shqipërinë në pjesën e dytë shënoi Sahiti një dopietë.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Kastrati, Nuriu (’46 Hysenaj), Bushaj (’46 Cake), Tafa, Toli, Shabani, Seferi (’74 Lajthia), Cinari (’69 Deliu), Shefiti, Spahiu (‘46 Sahiti), Krymi.

Golat e shënuar: ’45 Shefiti, ’63; ’69 Sahiti/ ’30 Fiadosau, ’89 Antileuski
Kartonë të verdhë: ’63 Cinari/ ’20 Jyera, ’45 Liavitsmi, ’62 Chyzh, ’65 Shybun