KOMBËTARJA HUMBET MIQËSOREN, SHQIPËRI 1-4 UKRAINË

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka humbur ndeshjen miqësore ndaj përfaqësueses se Ukrainës, Shqipëri 1-4 Ukrainë, e zhvilluar ditën e sotme në oren 16:00 në stadiumin “Stade Camille Fournier” në Evian të Francës. Trajneri Panucci aktivizoi disa futbollistë të rinj në moshë të cilët do ti shërbejnë për të ardhmen, në përballjet e rradhës.

Pjesa e parë e ndeshjes miqësore filloi me një lojë të mirë të kuqezinjve, ku në minutën e 6-ë pas një pasimi nga Hysaj për Ermir Lenjanin, ky i fundit gjuan por pa shënuar kuadratin e portierit ukrainas, duke humbur një rast shumë të mirë. Më pas rrjedha e lojës ka ndryshuar ku Konoplyanka shënon golin e parë për miqtë në minutën e 31-të dhe Yarmolenko shënon një dopietë në minutën e 31-të dhe 45-të. Me rezultatin 0-3 përfundon pjesa e parë.

Në pjesën e dytë trajneri Panucci kreu disa zëvëndësime por pa mundur dot të ndryshojmë rrjedhën e lojës. Minutën e 88-të golin e vetëm për përfaqësuesen tonë e shënoi Emanuele Ndoj,  ky gol ishte i pari për të, me fanellën kuqezi. Pak para fundit ukrainasit shënuan edhe golin e 4-t me anë të Konoplyanka.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Berisha, Lenjani (’46 Balaj), Hysaj, Veseli, Gjimshiti, Lilaj (’65 Ajeti), Ndoj, Mavraj, Ramadani (’26 Qaka), Roshi (’46 Memolla), Manaj (’57 Cikalleshi).

Ukraina: Lunin, Butko (’82 Karaev), Sobol, Burda, Yarmolenko, Malinovsky (’71 Kovalenko), Konoplyanka, Marlos (’57 Shaparenko), Krivtsov, Zinchenko (’71 Sydorchuk), Biesiedin (’46 Seleznyov).

Golat e shënuar: ’88 Ndoj/ ’31; ‘90Konoplyanka,  ’36; 45 Yarmolenko