FUTSAL/ TURNEU "ADEM JASHARI", SHQIPËRIA DHE MAQEDONIA NË FINALE - FSHF

FUTSAL/ TURNEU “ADEM JASHARI”, SHQIPËRIA DHE MAQEDONIA NË FINALE

Kombetarja e Shqipërisë në futsal, e drejtuar nga Erind Resuli ka fituar përballë përfaqësueses së Kosovës, në turneun “Adem Jashari” luajtur sot në Pallatin e Sporteve në Prishtinë. Ky turne është në edicionin e nëntë dhe përkon me 10-vjetorin e Pavarësisë si shtet, të Kosovës.

Sot u luajtën dy gjysëm finalet midis 4 ekipeve pjesëmarrëse:

Kosova U21 1-4 Maqedonia
Kosova A 5-7 Shqipëria

Shqipëria e filloi ndeshjen me këtë formacion: Fidan Gashi,Mentor Mejzini, Narcis Alibegu, Halim Selmanaj, Rei Karaja. Ndonëse kemi pësuar gol që në minutën e parë, kuqezinjtë kanë mundur të reagojnë mirë dhe kanë arritur të fitojnë.

Golat për Shqipërinë u shënuan nga: Mentor Mejzini ’19, Rexhepaj ’20 ’22 ’38, Alibegu ’39, Neziri ’40, Kaca’41.

Finalja: Shqipëri-Maqedoni do të zhvillohet ditën e neserme në Pallatin e Sporteve në Prishtinë ora 17:00.