“UEFA Development” U-15 për vajza/ Kombëtarja nis nesër grumbullimin, trajnerja Daniela Kodra fton 20 futbolliste - FSHF

“UEFA Development” U-15 për vajza/ Kombëtarja nis nesër grumbullimin, trajnerja Daniela Kodra fton 20 futbolliste

Kombëtarja e vajzave U-15 nis të premten grumbullimin për aventurën e radhës në turneun “UEFA Development”, që do të zhvillohet në vendin tonë në datat 27 shtator – 5 tetor dhe që ka në fokus zhvillimin e futbollisteve të kësaj grupmoshe.

Në këtë turne do të marrin pjesë edhe përfaqësueset e Kosovës, Estonisë dhe Maqedonisë së Veriut. Të gjitha ndeshjet janë planifikuar të luhen në datat 30 shtator, 2 tetor dhe 5 tetor në “Shtëpinë e Futbollit”.

Trajnerja e skuadrës U-15, Daniela Kodra ka shpallur edhe listën me 20 lojtaret e grumbulluara për këtë turne. 8 futbolliste me origjinë shqiptare që luajnë në kampionatet jashtë vendit i janë përgjigjur pozitivisht ftesës së Shqipërisë për të përfaqësuar ngjyrat kuqezi në këtë turne, ndërsa 12 lojtaret e tjera janë pjesë e klubeve shqiptare të moshave. Një punë shumë e mirë është bërë edhe me ekipet në kampionatet e shkollave 9-vjeçare në disa zona të Shqipërisë, ku aktivizohen çdo vit mbi 800 vajza të vogla që kanë pasion futbollin.

Shqipëria U-15 do të grumbullohet në Tiranë më 27 shtator dhe do të kryejë seancat stërvitore në “Shtëpinë e Futbollit”.

Me poshtë lista me 20 lojtaret e thirrura nga trajnerja Daniela Kodra: