TRAJNERI BUSHI: “SLLOVAKIA E FORTË, POR NUK E KA ASPAK TË LEHTË ME SHQIPËRINË!” - FSHF

TRAJNERI BUSHI: “SLLOVAKIA E FORTË, POR NUK E KA ASPAK TË LEHTË ME SHQIPËRINË!”

“Në fushë për të fituar, ky është objektivi ynë i vetëm”,- deklaroi trajneri i ekipit kombëtar U-21, Alban Bushi në daljen e tij publike në vigjilje të ndeshjes zyrtare eleminatore me Sllovakinë në 23 mars në “Selman Stërmasi”.

Përpara gazetarëve, trajneri Bushi ka paraqitur edhe listën e lojtarëve që ka grumbulluar, listë e cila ka qenë e kondicionuar jo pak nga dëmtimet e shumta, në një kohë që trajneri beson tek kjo skuadër: “Unë mendoj që Sllovakia është një skuadër e konsoliduar, janë një grup që kanë dy vjet që rrinë bashkë e luajnë bashkë. Por, mendoj se nuk do ta kenë aspak të lehtë kundër ekipit tonë. Që më hedhjen e shortit, ata së bashku me Spanjën e Islandën ishin favoritë të grupit, por ne do të luajmë vetëm për të fituar. Edhe pse kemi shumë dëmtime të lojatarëve, sërish kam bindjen që kjo skuadër mund t’ia dalë. Në lidhje me kalimin te skuadra A e Abazajt dhe Ramadanit, jam i lumtur. Një tre-pikësh nga ana jonë një ftesë e tillë për këta lojtarë, për të qenë në funksion të skuadrës kombëtare. Gjatë gjithë javës do të punojmë shumë në lidhje me ndeshjen dhe do të futemi për të fituar, më pas të mendojmë edhe për takimin e dytë”,- citoi trajneri.

Më poshtë do të gjeni, listën e lojtarëve të grumbulluar të ekipit kombëtar U-21, për dy ndeshjet zyrtare eleminatore, por edhe programin stërvitor e mediatik të javës.

Programin stërvitor dhe mediatik: