SKËNDËRBEU ËSHTË FITUESI I KUPËS SË SHQIPËRISË 2018 - FSHF

SKËNDËRBEU ËSHTË FITUESI I KUPËS SË SHQIPËRISË 2018

Është ekipi i Skëndërbeut fituesi i Kupës së Shqipërisë, për sezonin 2018. Korcarët e fituan finalen ndaj ekipit të Lacit me rezultatin minimal 1-0, falë një penalltie të ekzekutuar me sukses nga mesfushori Sabien Lilaj, në minutën e 67-të. Ndeshja u zhvillua në orën 19:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Pjesa e parë e finales së Kupës së Shqipërisë , Skëndërbeu – Laci ka përfunduar me rezultatin e bardhë 0-0, një ndeshje e ekuilibruar midis ekipeve. Golin e fitores Skënderbeu e shenoi falë një penalltie të ekzekutuar në minutën e 67-të nga mesfushori Sabien Lilaj.

Medaljet dhe trofeun për  fituesit e kësaj Kupe i dorëzuan, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkelqësia e Tij z.Ilir Meta, Zv.Presidenti i FSHF, Edvin Libohova dhe Sekretari i Pergjithshëm Ilir Shulku.

Në fillim të ndeshjes finale të Kupës së Shqipërisë, është dorëzuar edhe cmimi i golashënuesit më të mirë për sulmuesin e Skëndërbeut, Ali Sowe, nga Zv.Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Edvin Libohova dhe Sekretari i Përgjithshëm Ilir Shulku.