SHQIPËRIA U-21, BARAZON 1-1 MIQËSOREN E DYTË NDAJ BJELLORUSISË U-21 - FSHF

SHQIPËRIA U-21, BARAZON 1-1 MIQËSOREN E DYTË NDAJ BJELLORUSISË U-21

Kombëtarja shqiptare e futbollit, mosha U-21 ka barazuar në ndeshjen e dytë miqësore ndaj Bjellorusisë U-21, Shqipëri U-21 1-1 Bjellorusi U-21.
Shpresat e drejtuara nga trajneri Alban Bushi, e kishin përballjen e dytë, pas asaj të datës 5 qershor, e cila u luajt po në stadiumin “Elbasan Arena”  ora 19:00 ku fituam me rezultatin 3-2.
Mbrëmjen e sotme heroi i ndeshjes për kuqezinjtë ka qenë pikërisht portieri, Gentian Selmani i cili ka barazuar në minutën e fundit të saj, minutën e 93-të. Bjellorusët shënuan në minutën e 4-t të pjesës e parë, futbollistët e kombëtares sonë kanë ndryshuar lojën por pa mundur të shënojnë derisa, goli i barazimit erdhi nga portieri Selmani.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Selmani (c), Tafa (’55 Mihana), Toli, Shabani (’76 Hoxha), Seferi, Cinari (’46 Kola), Shefiti (’78 Rashiti), Krymi, Cake (’77 Nuriu), Hysenaj, Sahiti (’66 Deliu).

Golat: Selmani ’93/ Bakhar ‘4

Skeda e plotë e ndeshjes: http://live.fshf.org/matches/21025167