PARTNERITET ME FANSEAT PËR LIVE STREAMING TË TË GJITHA NDESHJEVE TË “KATEGORIA SUPERIORE” JASHTË TERRITORIT TË SHQIPËRISË DHE KOSOVËS

Fanseat dhe Federata Shqiptare e Futbollit  kanë realizuar një marrëveshje së bashku për të ofruar ekskluzivisht transmetimin e drejtpërdrejtë të të gjithë sezonit “Kategoria Superiore” jashtë Shqipërisë dhe Kosovës për tre sezonet e ardhshme duke filluar në muajin shtator 2018.

Tifozët do të jenë në gjendje të shikojnë në të gjithë globin dhe të ndjekin të gjitha ekipet që luajnë në Kategorinë Superiore, kampionatin elitar të futbollit shqiptar me 10 skuadra që luajnë më shumë se 180 ndeshje çdo sezon dhe do të përfshijë edhe komentimin shqiptar.

I gjithë sezoni do të jetë i arritshëm ekskluzivisht live dhe on-demand në shërbimin argëtues sportiv Fanseat – www.fanseat.com, duke siguruar çdo vit 270 orë futboll të lartë shqiptar. Kjo është përveç përmbajtjeve të tjera ekzistuese që Fanseat ofron, duke përfshirë Basket Ligaen (ligën e basketbollit danez), Korisliiga (ligën e basketbollit finlandez), Mestis (liga e hokejit në Finlandë), Ligue Magnus (liga franceze e hokejit) dhe shumë më tepër liga të ndryshme në futboll, basketboll dhe hokej me mbi 2.000 ndeshje çdo sezon, pa marrë parasysh se ku janë tifozët në të gjithë botën. Fanseat vjen me një parapagim mujor prej 7.99 € me 14 ditët e para të lira.

Jean-Maël Gineste, Drejtori i Përgjithshëm në Fanseat u shpreh: “Jemi të kënaqur të bëjmë partneritet me Federatën Shqiptare të Futbollit për ti ofruar tifozëve të futbollit jashtë Shqipërisë dhe Kosovës dhe komunitetit të rëndësishëm të emigrantëve shqiptarë, mundësinë për të ndjekur klubin e tyre të zemrës pa marrë parasysh se ku janë. Futbolli është një nga shtyllat e kompanisë Fanseat dhe duke shtuar Kategorinë Superiore në portofolin tonë, ne po forcojmë shërbimin tonë  për tifozët e sportit.

Gazmend Malo, Drejtori i Marketingut në FSHF u shpreh: “Ky projekt dhe kjo marrëveshje është një risi për të cilën ne jemi krenarë. Fanseat është një kompani që përfaqëson një teknologji të re për shqiptarët dhe ofron një mundësi shumë të mirë për të gjithë ata shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut. Nëpërmjet transmetimit “live streaming” në internet të ndeshjeve tona përtej kufijve, ne arrijmë të ofrojmë Kategorinë Superiore në një platformë të re kundrejt një publiku që përdor dhe vlerëson teknologjinë. Fanseat është një kompani me një potencial të madh dhe ne jemi të lumtur të ecim bashkë në këtë rrugëtim të përbashkët i cili besojmë do të rrisë edhe më shumë publikun dhe imazhin e Kategorisë Superiore në një nivel të ri europian”.