KOMBËTARJA U-21 HUMBET NË SLLOVAKI - FSHF

KOMBËTARJA U-21 HUMBET NË SLLOVAKI

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga trajneri Alban Bushi ka humbur ndeshjen e kthimit të vlefshme për eliminatoret e Kampionatit Europian U-21, Sllovakia U-21 4-1 Shqipëria U-21, e luajtur në Zilina të Sllovakisë. Përfaqësuesja jonë nuk ka mundur të marrë një rezultat pozitiv ndaj sllovakëve, kujtojmë që në datën 23 mars ndeshja e luajtur në “Selman Stermasi” përfundoi 2-3 për sllovakët.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Kastrati, Maloku, Ceka (’31 Hakaj), Tafa, Toli (‘ 78 Nuri), Sulejmanov, Manaj (c), Cinari, Krymi, Kallaku (’60 Sahiti) , Ndoj.

Golat e shënuar: Sllovakia U-21, Haraslín ’19, Mráz ’45+2, ’74 Sipľak 70/ Shqipëria U-21: Rey Manaj ’63
Kartonë të verdhë:Vavro ’79, Mraz ’87/ Manaj ’35, Sulejmanov ’70

Me këtë rezultat përfaqësuesja jonë tashmë ndodhet në vendin e parafundit në grupin e dytë eliminator ku bëjmë pjesë.

Renditja e grupit
Spanja          18 pikë
Sllovakia      12 pikë
I. e Veriut     11 pikë
Islande         8 pikë
Shqipëri       6 pikë
Estoni           1 pikë