“Kategoria Superiore”, FSHF bashkëpunon me “Fanseat” për transmetimin

Federata Shqiptare e Futbollit dhe kompania Fanseat, kanë arritur një marrëveshje në partneritet me njëra-tjetrën për të transmetuar drejtpërdrejtë, çdo ndeshje tëKategorisë Superiore. Fanseat do të transmetojë në të gjithë botën, futbollin shqiptar, adresën online e gjeni në këtë link: https://www.fanseat.com/league/kategoria-superiore

Kushdo që jeton jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, ka mundësinë të ndjekë kampionatin Shqiptar drejtpërdrejtë dhe me on-demand nëpërmjet një abonimi në Fanseat. Kompania  Fanseat ofron gjithashtu edhe  një periudhë prove prej 14 ditësh, pas së cilës abonimi vazhdon automatikisht për 7.99 € / muaj (mund të çregjistroheni në çdo kohë).