Inagurohet fusha e re ne Berat - FSHF

Inagurohet fusha e re ne Berat

Perpara fillimit te takimit Tomorri – Skenderbeu ne stadiumin e qytetit te Beratit eshte inaguruar tapeti i fushes se re. Ky ishte nje investim i perbashket i Federates Shqiptare te Futbollit dhe i Bashkise se qytetit te Beratit. 

Ne ceremonine e thjeshte por domethenese qe u zhvillua me kete rast moren pjese zevendes presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit zoti Bujar Kasmi dhe kryetari i Bashkise se Beratit Fadil Nasufi. 

Ky investim sebashku me ate  qe inagurohet se shpejti ne stadiumin e Fushe Krujes arrin ne rreth 100 mije euro shpenzim  per Federaten Shqiptare te Futbollit e cila vazhdimisht i ka kushtuar vemendje infrastruktures dhe zhvillimit te saj brenda ritmeve dhe nivelit bashkekohor.