Futbolli kthehet në shtëpi - FSHF

Futbolli kthehet në shtëpi

Të mërkurën në ora 10.00 në Shkodër zhvillohet Asambleja e FSHF

Të mërkurën më dt 22.02 2012, në Hotel “Coloseo” të qytetit Shkodrës do të zhvillohet Asambleja e Përgjithshme e Zakonshme e Federatës Shqiptare të Futbollit. Në zbatim të statutit të FSHF, Asambleja është organi më i rëndësishëm vendimarrës i futbollit shqiptar. Ky event i rëndësishëm zhvillohet për herë të parë në qytetin e Shkodrës, që është njëkohësisht edhe një nga qytetet më me traditë në ketë sport dhe jo më kot është quajtur edhe djepi I futbollit shqiptar. Janë 66 anëtarët e Asamblesë me të drejtë vote sipas statutit si edhe 11 anëtarët e Komitetit Ezekutiv (së bashku me Presidentin), ata që do të diskutojnë dhe marrin vendime të rëndësishme për të ardhmen.

Në Asamble do të jenë të pranishëm edhe shumë të ftuar nderi, përfaqësues nga FIFA dhe UEFA, të MTKRS, Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Kryetari i Bashkisë së qytetit të Shkodrës etj. Përveç raportit të Presidentit Armand Duka dhe atij financiar, Asamblesë do t’i paraqiten edhe një seri vendimesh të tjera që do të përmirësojnë në të ardhmen veprimtarinë e FSHF.

Punimet e Asamblesë fillojnë në orën 10.00.