EURO 2020 / Shqipëria fiton 3-0 ndaj Andorrës

Kombëtarja shqiptare e futbollit e drejtuar nga trajneri Ervin Bulku ka fituar me rezultatin 3-0 ndaj Andorrës në transfertë në ndeshjen e dytë eliminatore për Euro 2020. Kuqezinjtë kanë zhvilluar një lojë të mirë duke dominuar gjatë të gjithë ndeshjes kundërshtarin. Pjesa e parë ka filluar vrullshëm, me Uzunin që ka goditur traversën që në minutën e parë, për të ardhur në minutën e 21 ku Armando Sadiku ka zhbllokuar ndeshjen. Loja në pjesën e dytë është menaxhuar shumë mirë nga skuadra dhe kanë arritur të shënojnë dy gola në fund të ndeshjes me Bekim Balajn në minutën e 87-të dhe Amir Abrashin në minutën e 96.

Shqipëria luajti me këtë formacion: Berisha, Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Aliji, Xhaka (’67Abrashi), Kaçe, Basha(’Memushaj), Uzuni, Grezda(’Balaj), Sadiku.

Trajneri Bulku pas ndeshjes u shpreh: “Ishte një fitore shumë e rëndësishme, duke parë që vinim nga disa rezultate jo të mira. Jemi mësuar që kaulfikueset t’i fillojmë me fitore dhe ajo humbje me Turqinë e bëri disi situatën të zymtë. Megjithatë, ne u rikthyem dhe tani të shikojmë që të shkojmë në Europian. Kjo është  një fitore morali, por edhe pikët janë të rëndësishme. Nuk kishim bërë ndeshje të mira. Kundërshtari ishte i dobët, por Andorra në fushën e vet ishte mundur vetëm nga Islanda. Ndeshjet e tjera i ka barazuar me gola. Dihet që ne në ndeshje të këtij niveli kemi gabuar në të shkuarën. U kërkova djemve që të fitojmë, pasi ishim të detyruar. Do ishte në dëmin tonë nëse nuk ndodhte. Nuk ndryshoi shumë në skuadër, rezultati ishte ai që kërkuam. Kanë ndryshuar djemtë në fushë, treguan kualitetin. Janë të bashkuar dhe fituam një ndeshje të rëndësishme për ne. Kundërshtarët tanë nuk kanë luajtur ende kundër Andorrës. Këtë terren që e patë vetë, edhe kundërshtarin e patë vetë, janë një ekip shumë i konsoliduar. Çdo pikë që Andorra do t’i marrë rivalëve tanë, do të jetë një pikë e shtuar për ne”.