DE BIAZI SHPALL LISTËN PËR ITALINË DHE BOSNJEN - FSHF

DE BIAZI SHPALL LISTËN PËR ITALINË DHE BOSNJEN

Traineri i skuadrës kombëtare të futbollit Giovanni De Biasi kë bërë me dije sot listën e 23 futbollistëve që ka grumbulluar dhe do të ketë në dispozicion në vigjilje të ndeshjes eleminatore zyrtare me Italinë në 24 mars dhe më pas, miqësores me Bosnjen në 28 Mars në Elbasan. Traineri theksoi se skuadra do të tentojë dhe do të përpiqet të bëjë një ndeshje perfekte. Tekniku i është përgjigjur edhe shumë pyetjeve të gazetarëve në sallë, në lidhje me zgjedhjet e tij, por edhe me faktin që ai përballet me skuadrën e atdheut të tij, Italinë. Sidoqoftë, komisari teknik i kombëtares theksoi se do të ishte më shumë se sa i lumtur nëse do të arrinte ta frenonte Italinë: “Jam shumë krenar që jam pjesë e këtij kombi. Do të jem shumë i lumtur nëse fitojmë me Italinë, edhe pse jam italian. Kam ardhur këtu për të punuar seriozisht duke e bërë këtë punë me zemër dhe ne kemi arritur të bëjmë dicka të jashtëzakonshme. Jam ndier shqiptar në kuptimin më të vërtetë të kësaj fjale”,- theksoi ai. Trajneri i Kombëtares Shqiptare e pranoi se sfida ndaj Italisë do të jetë shumë e vështirë, ndërsa shtoi se lojtarët e grumbulluar nuk kanë asnjë problem fizik. Lista e Kombëtares Shqiptare për dy ndeshjet ndaj Italisë dhe Bosnje Hercegovinës tashmë zyrtare dhe përfshin edhe 4 futbollistë nga kampionati shqiptar. Spikat grumbullimi për herë të parë i mbrojtësit të Kukësit, Albi Alla. Një tjetër lojtar i Kategorisë Superiore që rikthehet në Kombëtare është edhe mesfushori i Skënderbeut, Liridon Latifi. Ja edhe lista e plotë e futbollistëve të skuadrës kombëtare për këto dy ndeshje, me Italinë dhe me Bosnjen. 
Me poshte edhe Lista e plote e te grumbulluareve te tij!

lista e re