Aksident, humb jeten gjyqtari Rigers Pjetrushi - FSHF

Aksident, humb jeten gjyqtari Rigers Pjetrushi

Pak ore pas mesnates se dites se sotme ka humbur jeten ne nje aksident automobilistik gjyqtari Rigers Pjetrushi. 32 vjecari ishte pjestar i Kolegjiumit te arbitrave nga qyteti i Lezhes.

Gjithcka ka ndodhur ne segmentin rrugor Gjirokaster – Dervican kur vetura me te cilen udhetonte gjyqtari  ka humbur kontrollin dhe eshte perplasur me nje veture  e cila udhetonte ne krahun tjeter te rruges. Perplasja ka qene fatale per jeten e Pjetrushit nderkohe qe jane plagosur pa rrezik per jeten edhe gjyqtaret e tjere te futbollit Edvin Hoxha, Ridiger Cokaj.

Rigersi kishte disa vite qe ishte aktivizuar si gjyqtar futbolli duke vazhduar keshtu traditen e familjes se tij nga ku kishin lene gjurme arbitrat e njohur Prek Pjetrushi dhe Engjell Pjetrushi i cili eshte dhe babai i te ndjerit Rigers.