Akademia e Arbitrimit, sot te Universiteti “Marin Barleti” - FSHF

Akademia e Arbitrimit, sot te Universiteti “Marin Barleti”

Akademia e Arbitrimit do të prezentohet sot përpara studentëve të Universitetit “Marin Barleti” në orën 11.00 në kampusin universitar në Selitë. Pas një raundi të gjatë në Shqipëri për të prezantuar këtë nismë, vazhdon lançimi i një projekti të tillë nga ana e FSHF-së dhe Sektorit përkatës. Një nismë e tillë do të vijojë sot në kryeqytet, ku studentë të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve pranë Universitetit “Marin Barleti” do të njohin në detaje realisht se çfarë do të përbëjë ky projekt dhe cilat do të jenë fazat e implementimit të tij me të marrë start. Ndërkaq prej muajsh vijon edhe mundësia e aplikimit online në faqen zyrtare të FSHF-së, për këdo dëshiron të jetë pjesë e Akademisë së Arbitrimit, dhe më pas të mund të gjejë mundësinë e arbitrimit në të gjitha nivelet e garave, sipas vlerësimeve përkatëse që do të bëjnë komisionet, por edhe Kolegjiumet në rrethe. Deri tani janë mbi 180 të rinj dhe të reja që kanë shfaqur dëshirën të jenë pjesë e kësaj shkolle, e cila do të marrë start në ditët e para të muajit tetor.