Internship

Federata Shqiptare e Futbollit në kuadrin e implementimit të mëtejshëm të reformave në futbollin shqiptar, rritjes së mëtejshme me objektiv zhvillimin e qëndrueshëm të botës futbollistike shqiptar, ka ndërtuar një program të mirëmenduar për përfshirjen e të rinjve në ambientin magjik të futbollit, duke i ofruar atyre mundësi intershipi në ambientet e saj për0. një afat të caktuar kohor. 

Ky program internshipi dhe kjo hapje ndaj të rinjve ka ka për synim afrimin e kapaciteteve të reja menaxheriale me sportin e futbollit, ofrimin e mundësive për brezin e ri i cili përfundon studimet e larta, si dhe përjetimin e një eksperience të pakrahasueshme në këtë botë të bukur të sportit më popullor në botë.

 

Mundësitë në FSHF           

  • Pjesëmarrja në trajnime të brëndshme në institucion
  • Bashkëpunimi me ekspertët më të mirë të fushave specifike dhe orientim për karrierën
  • Përfitimi i eksperiencave të reja
  • Mundësi rritjeje profesionale dhe rrjetëzimi

 

Si mund të bëhem pjesë:

  • Studentët e ciklit Master ose viti i fundit Bachelor me mesatare mbi 8 mund të aplikojnë.
  • Duhet të kenë pasion futbollin dhe të jenë të gatshëm te japin kontribuntin e tyre në një ambient dinamik. 

 

Procedurat për të aplikuar: 

 

Studentët e interesuar për të ndjekur internship në Federatën Shqiptare të Futbollit, mund të dërgojnë dokumentat e mëposhtme në adresën e e-mailit internship@fshf.al ;

  1. CV
  2. Diplomën dhe listën e notave 

Studentët të cilët nuk e kanë perfunduar akoma ciklin Bachelor mund të dërgojnë vetëm listën aktuale të notave.

  1. Vërtetim nga Universiteti që janë duke ndjekur studimet
  2. Fotokopje të ID

 

Në përfundim të programit të internship-it, duke vlerësuar maksimalisht performancën dhe përkushtimin e tyre, studentët do të pajisen me letër reference nga Federata Shqiptare e Futbollit.