Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 30.08.2018 - FSHF

Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 30.08.2018

1. K.S “Kastrioti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes, në bazë të Nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetëmijë) lek.

2. “Flamurtari” F.C, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende brenda rrethimit të fushës pa shkaktuar akte dhune apo ndërprerje të ndeshjes si dhe duke përdorur shprehje ofenduese, në bazë të Nenit 66/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek.

3. K.F Kamza, paralajmërohet se në rast përsëritje të mos plotësimit të kushteve sanitare, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

4. K.F Partizani, paralajmërohet se në rast përsëritje për ndryshimin e uniformës së garës pa miratim paraprak të FSHF, do të jetë subjekt i penaliteteve konform rregullores së aktivitetit.

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.