Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 25.10.2018

1. KF “Vllaznia, në bazë të Nenit 13 të KDS, paralajmërohet se në rast të përsëritjes së hyrjes së personave të pa aurtorizuar në fushën e lojës do të jenë subjekt i dënimeve që parashikon Kodi i Disiplinës Sportive.

2. KF “Lushnja”, për sjellje të gabuar të spektatorëve,në bazë të Nenit 66/1 dhe 66/3/b të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek dhe me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës. Në aplikim të Nenit 136/1.a të KDS, gjoba paguhet në masën 50%.

3. Zyrtari i KF “Bylis”,Arbër Sino, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarëve të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/2/a të KDS, dënohet 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20, zyrtarit i ndalohet hyrja dhe qëndrimi në dhomat e zhveshjes, territorit përreth fushës së lojës si dhe stolit të rezervave.

4. Lojtari i KF “Lushnja”, Rediol Ademi, për sjellje të gabuar ndaj kundërshtarit, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

5. Lojtari i KF “Bylis”, Valentino Murataj, për provokim të publikut,në baze te nenit 53/1 të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim.

6. Lojtari i KF “Bylis”, Elis Doksani ,për provokim të publikut,në bazë të nenit 53/1 të KDS, me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

7. KF “Kevitan”, për mos marrje masash organizative dhe dështim në përmbushjen e përgjegjësive në ndeshjen e kundër KF “Gramshi”, në bazë të Nenit 64/1 dhe Nenit 65/2 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.

8. KF “Naftëtari”, për dështimin në përmbushjen e detyrimeve për organizimin e ndeshjes,në bazë të Nenit 65/1 të KDS, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqindmijë) lek. Në aplikim të Nenit 136/1.b të KDS, gjoba paguhet në masën 20%.

9. Lojtari i KF “Naftëtari” Elton Gjolikaj, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

10. Zyrtari i KF “Gramozi”, Ilir Qirjako, për protesta ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të Nenit 56/1/a të KDS, dënohet 2(dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në stolin e rezervave, dhomat e zhveshjes si dhe territorit përreth fushës.

11. KF “Tomorri” U-19, për mos paraqitje në ndeshje KF “Skënderbeu” U-19, në bazë të Nenit 55/1 të KDS, humbet ndeshjen në tavolin me rezultatin 3 me 0.

12. Lojtari KF “Spartaku” U-19,Bojken Sulaj, për goditje ndaj zyrtarëve të ndeshjes,në bazë të Nenit 49/1/b të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga cdo aktivitet futbollistik.

13. Lojtari i KF “Oriku” U-17,Elvi Dalipi, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

14. Lojtari i KF “Butrinti” U-17, Ervin Brahimi për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.d të KDS, dënohet me 3 (tre) ndeshje pezullim nga aktiviteti

15. Lojtari KF “Apollonia” U-17, Arian Hoxha, për goditje me shkelm ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të nenit 48/1.e të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Bylis”, Alfred Zefi si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

17. Rrëzimin e kërkesës së KF “Shënkolli”, si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

18. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shënkolli”, Ruben Danja si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të KF “Shënkolli”, Ilir Caushaj si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.

20. Rrëzimin e kërkesës së lojtari të KF “Shënkolli”, Emirjon Mirdita si të pa bazuar në Kodin e Disiplinës Sportive.