Vendimi i Komisionit të Disiplinës së FSHF datë 20.12.2018

1. KS “Kastrioti”, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke përdorur fjalë dhe xheste ofenduese, në bazë të Nenit 66/1 të KDS, dënohet me zhvillimin e 1 (një) ndeshje pa spektatorë në stadiumin përkatës

2. Zyrtari i KF “Erzeni”, Astrit Hoxha, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes duke përdorur fjalë ofenduese, në bazë të nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushes së lojës.

3. KF “Erzeni”, për dështim në përmbushjen e përgjegjësive në organizimin e ndeshjes kundër KF “Dinamo”, duke lejuar futjen e personave tej numrit të lejuar nga Rregullorja e Aktivitetit, në bazë të Nenit 64, 65/2 të KDS dhe 128 të Rregullores së Aktivitetit të Kat.Superiore dhe Kat.Parë, dënohet me zhvillimin e 4(katër) ndeshjeve në fushë asnjëanëse dhe pa spektatorë, në të cilin përfshihet edhe dënimi i mëparshëm.

4. Zyrtari i KF “Iliria”, Redjan Baku, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushes së lojës.

5. Zyrtari i KF “Ada”, Ylvi Rroji, për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të Nenit 49/2/a) të KDS, dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti. Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushes së lojës.

6. Lojtari i KF “Vllaznia B”, Ari Djepaxhia, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti .

7. Zyrtari i KF “Gramozi”, Ilirjan Qirjako, për sjellje jo sportive ndaj lojtarit kundërshtar dhe ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 48/2/a) dhe 49/2/a) të KDS, dënohet me 11 (njëmbëdhjetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti . Në bazë të Nenit 20 të KDS, zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stoli i rezervave dhe territori përreth fushës së lojës.

8. Lojtari i KF “Gramozi”, Gerald Gjoni, për sjellje jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a) të KDS, dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

9. Zyrtari i KF “Gramozi”, Oldi Tahirllari, për peshtymje ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/2/c) të KDS, dënohet me 24 (njëzetëekatër) muaj pezullim nga çdo aktivitet futbollistik.

10. Lojtari i KF “Skënderbeu” U-19, Eqerem Liqeri, për lojë të rëndë ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/b të KDS, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

11. Lojtari i “Shkëndija Dr” U-19, Etnik Kameri, për goditje ndaj lojtarit kundërshtar, në bazë të Nenit 48/1/e të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti

12. Lojtari i KF “Skënderbeu” U-19, Xhoni Feratllari, për sjellje jo sportive ndaj zyrtari të ndeshjes, në bazë të Nenit 49/1/a të KDS, dënohet me 5(pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti.

13. Pranimin e kërkesës së lojtarit të KF “Akademia” U-19 , Xhoi Hajderaj dhe pezullimin e pjesës së mbetur të dënimit. Në bazë të Nenit 33/4 të KDS, lojtari Xhoi Hajderaj vendoset në provë për një periudhë 6 mujore.